Publikohet se çfarë i thanë Vuçiqit në telefon nga Shtëpia e Bardhë

Përveç kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Shtëpia e Bardhë i ka telefonuar edhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vuciq.

Zëvendësi i Jake Sullivan, Jon Finer ka telefonuar Vuçiqin dhe i ka shprehur shqetësimin e SHBA-së për situatën e tensionuar në veri të Republikës së Kosovës. Finer ka bërë thirrje që të dy palët të marrin hapa për de-eskalimin e situatës.

Gjithashtu njeriu i Joe Biden i ka kërkuar Qeverisë së Serbisë që të tërheq forcat ushtarake të stacionuara në afërsi të kufirit dhe të ul gjendjen e gatishmërisë, dhe gjithashtu t’iu bëjë thirrje protestuesve të qëndrojnë paqësorë në veri të Kosovës.

“Z. Finer përsëriti se Shtetet e Bashkuara presin që të dyja palët të riangazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE dhe të zbatojnë plotësisht marrëveshjen e normalizimit të arritur në Bruksel dhe Ohër në fillim të këtij viti”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*